Një shkollë e re 9-vjeçare në rrugën “Muharrem Çaushi”, në Astir do të jetë gati për vitin e ri shkollor. Lajmi është dhënë gjatë inspektimit të punimeve nga Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila dha detajet e ecurisë së këtij investimi të shumëpritur për banorët e zonës. SINK Ristani Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës njoftoi gjithashtu se krahas ambienteve të përcaktuara për zhvillimin e mësimit, në këtë godinë janë parashikuara hapësira të dedikuara edhe dy klasa për parashkollorët.