“Mashtrim dhe përpjekje joserioze”, kështu e ka cilësuar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftimin e Kosovës se do të hartojë një draft-statut për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. “Kush jeni ju ta dorëzoni këtë draft-statut? Marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë, se ai duhet të bëhet me pajtimin e Serbisë, apo nëse ne pajtohemi, siç jemi pajtuar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim se duhet të jetë një tekst i dorëzuar nga BE-ja”, tha Vuçiç për mediat serbe.