I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaron se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si një nismë që dobëson shtetin. Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.