Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se propozimi për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Osmani i bëri këto komente gjatë një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës.