Propozimi i presidentes Vjosa Osmani që draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë të përgatitet bashkë me ShBA-në, është pritur mirë nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, me amerikanët duhet të vendoset që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive që paralizojnë funksionimin e Kosovës. Pedagogu Arben Fetoshi, thotë për KosovaPress, se Kurti duhet të ketë komunikim intensiv me përfaqësuesit amerikanë për asociacionit.