Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ka deklaruar se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Europian për themelimin e Asociacionit nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit. Gërvalla tha se varianti i drafit të BEsë nuk është në gjendje të dorëzohet nga qeveria e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. Ministrja I cilësoi si politike, të padrejta dhe të paarsyeshme kërkesat e disa vendeve të Bashkimit Europian, që Prishtina të hedhë hapa konkrete drejt krijimit të Asociacionit me qëllim anëtarësim në Këshill. Gërvalla tha qeveria është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kurdo që opozita është e gatshme.