Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të mbështesë asnjë kandidaturë të Vetëvendosjes për President të ri të vendit. Në një intervistë televizive, deputetja e LDk, Hykmete Bajrami akuzoi Albin Kurtin për mungesë gatishmërie dhe vullneti për të zgjedhur presidentin e ri. Sipas LDK, Kurti synon që të çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. LDK thotë se kur ka kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për të zgjidhur ngërçin institucional, teksa laku i afateve kohore kushtetuese shtrëngohet.