Avokati Besart Logu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ta lënë atë në masë sigurie ‘arrest shtëpie’, për akuzën “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion. Në një postim në rrejtët sociale teksa tregon sesi u njoftua me për këtë vendim, Logu thekson se nga ana e tij nuk është kryer asnjë veprim që mund të ngrejë dyshime për ndonjë vepër penale të mundshme.