Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në pesë bashkitë e vendit ku të dielën u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale. Në të gjitha bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat, fitues kanë rezultuar kandidatët e Partisë Socialiste. Në Vlorë, pas numërimit të 231 kutive të votimit, fituese u shpall kandidatja e Partisë Socialiste Brunilda Mersini fitoi kundrejt Dionis Sotës, mbështetur nga opozita, dhe Gjergj Nikës, një kandidat i pavarur. Në Cërrik, Florenc Doka i PS fitoi ndaj Amarildo Hoxhës, një kandidat i pavarur mbështetur nga PD, dhe Eligert Himës nga “Shqipëria Bëhet”. Në Berat, Ervin Ceca i PS fitoi duke lënë pas Pavllo Shkarpën, ndërsa në Tepelenë, Gramos Sako i PS fitoi ndaj Gabriel Gumës.