Asnjëri prej dy të vrarëve në një kamping në zonën e Kallamatës në Greqi nuk është shtetas shqiptar, ashtu siç u raportua fillimisht. Policia greke ka identifikuar viktimat dhe ata janë Vasilis Janopulos dhe Kostandinos Tomarasm, 70 dhe 55 vjeç. 70-vjeçari është pronari i kampingut, që shërbente si stacion kryesisht për turistët e huaj, ndërsa 55 vjeçari punonte në këtë kamping. Mediat greke thanë fillimisht se 55 vjeçari ishte shtetas shqiptar, por verifikimet e autoriteteve vendase e rrëzuan këtë raportim.