Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se asnjë efektiv policie nuk është dëmtuar gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike, duke përgënjeshtruar kështu të dhënat e bëra publike nga ministria e shëndetësisë dhe ajo e brendshme. Berisha thotë se ka qënë një skenar i mirëorganizuar për të krijuar idenë se ka pasur akte dhune ndaj uniformave blu.