Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me kreun e LVV, Albin Kurti mëngjesin e kësaj të enjteje, pas ngërçit politik të krijuar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Kreu i PDK, Krasniqi është shprehur për mediat pas takimit që ka zgjatur një orë, se I ka kërkuar Kurtit, ndryshimin e propozimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se PDK nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket votimit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.