Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë më në mes të lagjeve. Në vazhdën e aksionit të lirimit të hapësirave publike dhe reformës territoriale, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje pronarëve të këtyre bizneseve të spostohen. “Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor” – shkruan kryeministri Edi Rama.