Ende asnjë gjurmë nga grabitësit e Bankës së nivelit të dytë në Koplik, ku u vodhën 10 mijë euro, 1 mijë dollarë e 4 milionë lekë. Pavarësisht angazhimit të forcave në terren nuk është arritur asgjë konkrete në lidhje me hetimet për këtë rast që do të conte ne identifikimin e personave të dyshuar në këtë ngjarje. Hetimi është shtrirë edhe në vendin fqinj të Malit të Zi, për shkak se makina tip Benz që dyshohet se u përdor nga grabitës u gjet e braktisur shumë pranë vijës kufitare mes dy vendeve.