Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka sqaruar se asnjë gazetar nuk është nën hetim, pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila aludoi për lidhje të disa gazetarëve me Milan Radoiçiçin dhe përfshirje të tyre në veprimtari të paligjshme. Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta ka konfirmuar për KosovaPress se nuk ekziston asnjë rast i hapur që përfshin gazetarë.