Një admiral i lartë i NATO-s, tha se perëndimi nuk do t’i dërgojë ukrainës avionë luftarakë deri sa kundërofensiva e saj të përfundojë. Presidenti Volodimir Zelenski, prej kohësh i ka kërkuar mbështetësve të tij ta furnizojnë me avionë ushtarakë që të mundet të mbrojë më mirë trupat dhe qendrat e populluara. Sidoqoftë, ndërsa Ukraina është fokusuar tek kundërofensiva e saj, do të kishte pak kapacitete për të trajnuar sic duhet personelin që do të përdorë avionët, tha admirali Rob Bauer.