Apeli i GJKKO-së la në burg Ilir Metën, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë. Meta kërkoi një masë më të butë, se ajo e arrestit, por togat e zeza nuk e morën parasysh. “Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim. Për më shumë komunikojmë nesër”, shkroi ish0presidenti Ilir Meta nga qelia.