Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Sinkron rama - “Flitet lart e poshtë se negociatat janë ndaluar, kjo është totalisht e pavërtetë. Negociata nuk janë shëtitje në lëndinë por proces testimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim. Rama tha se bisedimet po ecin sipas parashikimeve të qeverisë shqiptare dhe se shumë shpejt do të ketë edhe një vendimmarrje për nisjen e mbylljes së kapitujve.