Votimi në Elbasan, Kamëz dhe Vorë ishte risi në zgjedhjet e 14 majit, pasi votuesit zgjodhën elektronikisht kandidatin dhe partinë apo koalicionin, të cilin mbështesnin. Në ekran zgjedhësve u shfaqeshin alternativat dhe duhej të çekonin emrin e preferuar, për të votuar. Megjithatë krahas kandidatëve për bashkitë, nëj alternativë që u ofrohej qytetarëve, ishte edhe “Asnjëri”.