Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet më 11 shkurt në një ambjent privat në periferi të kryeqytetit. Anëtarë të asamblesë, deputetë dhe ministra socialist do të mblidhen në orën 10 e 30 minuta në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.