Kritikat për angazhimin në jetën parlamentare dhe prezantimi i ndryshimeve në skuadrën parlamentare dhe qeveritare, ishin kryefjala e kreut të qeverisë, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku për herë të parë të pranishëm ishin edhe figurat e propozuara për ministra, Ervin Hoxha, Pirro Vëngu dhe Petrit Malaj.