Shefi i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, i kërkoi Beogradit dhe Prishtinës të heqin dorë nga retorikat e padobishme dhe të ulen në bisedime për të zbutur tensionet. Apeli i tij erdhi tre javë pasi 38 ushtarë të Misionit KFOR u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në veri të kosovës, në atë që ai tha se ishte dhuna më e ashpër me të cilën kjo forcë përballej që prej 2004-ës. "Unë i ftoj të dyja palët të evitojnë retorikat e padobishme dhe të përballen me këtë sfidë në tryezën e negociatave, që është e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën”