Mbi 1 mijë e 540 gra kanë lindur me prerje cezariane në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndërsa numri i përgjithshëm i lindjeve është rreth 3 mijë e 660. Por sipas drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, lindja me operacion, pa justifikim mjekësor, mund të sjellë pasoja serioze shëndetësore për nënën si: dëmtim të organeve, gjakderdhje, infeksione, dhimbje kronike dhe madje edhe infertilitet.