Në Qarkun e Shkodrës vijon aksioni I koduar Koordinata, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Forca të shumta policie kryen kontrolle të shumta në territoret e pesë njësive të tjera administrative ku gjetën dhe asgjësuan përmes djegies 1447 bimë kanabisi. droga u gjet në territoret e njësisë administrative Pult dhe Shalëm në disa fshatra të Malësisë së Madhe dhe në Temal të Vaut të Dejës. Ndërkohë u proceduan penalisht katër kryepleq. Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi sipas policisë nuk konstatuan kanabisin.