Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është ndalur këtë të hënë në Lundër, ku po zhvillohet procesi i asgjësimit të të dhënave të zgjedhësve në pajisjen e identifikimit elektronik që u përdor në zgjedhjet e 25 prillit, ashtu sikurse e parashikon Kodi Zgjedhor.