Policia e Shtetit ka zhvilluar aksione kundër kultivimit të drogës, të përqëndruara kryesisht në Krujë, Lezhë e Shkodër. Në kuadër të këtyre 3 mega-operacioneve, u shkatërruan në total 6262 bimë narkotike, për të cilat ende nuk ka asnje të arrestuar apo të shpallur në kërkim. Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht në fshatin Shkretë dhe në malin e Brretit.