Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionet antikanabis në disa zona të vendit ku janë asgjësuar mijëra bimë narkotike në 24 orët e fundit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se “presim më shumë goditje si këto”. “Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto”, shkruan Balla.