Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Policisë së Shtetit në qarkun Shkodër kanë vijuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kësaj faze të operacionit, janë zbuluar dhe asgjësuar mbi 19 mijë e 700 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis sativa.