Mbi 10 mijë rrënjë kanabis u gjetën dhe u asgjësuan përmes djegies në 7 ditët e fundit në malësinë e Krujës, në Thumanë, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella. Në megaoperacionin policor morën pjesë 4 mijë punonjës policie dhe u përdorën 20 dronë të cilësisë së lartë, për të monitoruar territoret e pyllëzuar përmes ajrit.