Rreth 350 bimë kanabisi, të mbjellura në tre sipërfaqe toke në fshatin Zheje të Kurbinit, janë asgjësuar me anë të diegies. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit Pashk Kala Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim nipi i shtetasit të arrestuar, shtetasi Preng Kala, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e 42 vjeçarit.