Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha në një deklaratë të dielën se asgjë nuk do ta dobësojë luftën e vendit të tij kundër rusisë, një ditë pasi kongresi amerikan miratoi një paketë financimi të qeverisë që përjashtonte ndihmën për Ukrainën. Ministri ukrainas i mbrojtjes, Rustem Umerov tha ndarasi se ai kishte marrë garanci për më shumë ndihma ushtarake në një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin.