Kosova dhe Serbia nuk kanë gjetur dot një formulë në lidhje me përdorimin e dinarit, që do të kënaqte të dyja palët. Bisedimet mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç u mbyllën pa sukses. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb, pas takimeve që zhvilloi me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Bislimi tha se gjatë takimit në Bruksel, të ndërmjetësuar nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Kosova ka paraqitur dy propozime, por nuk dha më shumë detaje.