Ish kryeministri Sali Berisha e konsideroi një aferë të pastër korruptive ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa tha se kontrata e dhënë nga shteti shqiptar favorizon ndërtuesin e veprës infrastrukturore, që në 35 vite koncesion do të sigurojë të paktën 700 milionë euro të ardhura, ose deri në 6 herë më shumë se sa kostoja e ndërtimit të këtij aeroporti.