Është mbajtur këtë të premte Asambleja e Jashtëzakonshem e Federatës Shqiptare të Atletikës, ku është zgjedhur edhe presidenti i ri i saj, që do të jetë Taulant Stërmasi. Kjo Asamble erdhi pas pezullimit me 5 vite të ish-presidentit, Gjergj Ruli, teksa në garë për drejtimin e atletikës në vend ishin Taulant Stërmasi, Ferdinand Canaj dhe Artan Shytaj. Pas raundit të parë të votimit, asnjë prej kandidatëve nuk siguroi 2/3-at e votave, ndaj Canaj dhe Stërmasi shkuan në një raund të dytë, si më të votuarit dhe ishte pikërisht ky i fundit që u zgjodh në krye të Atletikës Shqiptare.