Tirana është bërë këtë javë mikpritëse e kulturës saudite, falë organizimit për herë të parë në vendin tonë të Javës Kulturore të Arabisë Saudite. Gjatë këtyre ditëve vizitorët kanë pasur mundësi të provojnë shijet tradicionale saudite, të ndjekin performanca e shfaqje teatrale, të dëgjojnë muzikën e këtij vendi si edhe të shohin punime fantastike të bëra me dorë nga vetë artizanët sauditë.