Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës prej disa muajsh, teksa projektligji për një paketë të madhe të ndihmës vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan. Shtëpia e Bardhë ka shqyrtuar mundësi të shumta për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, pasi ndihma paraprake prej Kongresit i është dërguar në tërësi Kievit, në dhjetor të vitit të kaluar.