Arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti. Duke shpallur vendimin e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti sqaroi se shkollimi pa pagesë do të vlejë për të gjithë ata që duan të studiojnë në nivelet “bachelor” dhe “master”. Për studentët e doktoratës do të ketë lehtësime të veçanta, tha Kurti. Ai shtoi se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar tashmë udhëzimin administrativ, me të cilin “arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë”.