Një sasi municioni është zbuluar në një ndërtesë të pabanuar në Vlorë. Në vijim të kontrolleve për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, ushtruan kontroll në ndërtesën e vjetër dhe të pabanuar në Vlorë.