Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Gjirokastër, pas një operacioni që u zhvillua pas një hetimi prej disa javësh që zbuloi një arsenal armësh në banesat e tyre. Në pranga ranë një 57 vjeçar, me precedent penal për trafikim lëndësh narkotike, së bashku me djalin e tij, ndërsa djali tjetër, u shpall në kërkim. Sakaq u arrestua dhe një 21 vjeçar, ndërsa një tjetër person, u shpall në kërkim.