Pjesa më e madhe e futbollisteve të përfaqësueses spanjolle të përfshira në listën e të grumbulluarave nga trajnerja Montse Tomee, pranuan t’i bashkohen asaj për ndeshjen e nations League ndaj suedisë në Goteborg. Janë 21 nga 23 lojtaret e përzgjedhura që vendosën të kthehen në skuadër, gjë që u konfirmua nga presidenti i Këshillit Superior të Sporteve, Victor Francos, pas një takimi të kryer me skuadrën në Oliva që zgjati disa orë, ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i dy futbollisteve që nuk kanë pranuar akoma të bashkohen kombëtares