Që nga mesdita e ditës së djeshme, bota mbajti frymën, teksa priste përfundimin e afatit që Donald Trump i la Iranit, në ankth për të zbuluar lëvizjen që do të pasonte deklaratën e tij të fortë, ku theksoi se një qytetërim i tërë do të vdesë. Por, fatmirësisht, palët ndërmjetësuese hodhën në tavolinë një marrëveshje që do të bënte SHBA dhe Iranin të gjenin gjuhën e përbashkët. Dy vendet u dakordësuan për një armëpushim dyjavor, duke ndalur përkohësisht përshkallëzimin e konfliktit mes palëve. Marrëveshja erdhi pas negociatave intensive dhe presionit të lartë ndërkombëtar.