Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, nën dyshimin se është autori i zjarrvënies në një biznes në këtë qytet. I riu rezultonte i shpallur në kërkim prej rreth 3 muajsh, pasi dyshohet se në nëntor të vitit të kaluar, pak pas mesnatës, është afruar drejt një mobilerie, ka thyer me çekiç xhamat e saj dhe, më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i ka vënë flakën.