Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arresti për Vangjush Dakon dhe nëntë zyrtarë e ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Urdhër arresti ndaj Vangjush Dakos është firmosur rreth orës 15:00 nga gjykata e posaçme. Kërkesa e prokurorit Sotir Kllapi është pranuar nga gjykata edhe për 8 ish-zyrtarë dhe 1 biznesmen. Sipas të dhënave bëhet fjalë për një hetim të nisur rreth 1 vit më parë për një procedurë prokurimi si dhe dhënien e lejes së një pallati.