Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arresti për Vangjush Dakon dhe nëntë zyrtarë e ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Ka qenë prokurori Sotir Kllapi ai që ka kërkuar urdhër-arrestet për Dakon, 8 zyrtarë dhe ish-zyrtare, si edhe 1 biznesmen. Sipas burimeve, disa prej emrave për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet janë biznesmeni Fiqiri Farruku, dhe ish zyrtarët Adlei Likmeta, Roza Kovaçi, Adnand Tocila, Adhurim Qehajaj dhe Edlira Kertusha.