Një shtetas ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzhet se ka shfrytëzuar për prostitucion katër shtetase të huaja. Shtetasi me inicialet T.G është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se tutori pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri në bashkëpunim me motrën e tij, shtetasen me iniciale B. G., nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare.