Me pasaportë të falsifikuar, 12 mijë euro të padeklaruara dhe kanabis, një shtetas turk ka tentuar që të kalojë në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin turk me iniciale A.T., banues në Barcelonë, I cili ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar spanjolle në Portin e Durrësit. Duke qenë se ky shtetas I është dukur I dyshimtë policisë kufitare, është vendosur që t’I ushtrohet kontroll.