Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo, në Leposaviq, me datë 29 maj, sapo është arrestuar. “Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.