Tre persona janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Drejtoria e Forcës Operacionale Fast Albania kapi dhe vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe një shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje për vrasje.