Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua nga sektori anti-krim i Ksanthit, në bashkëpunim me sektorin antidrogë të Follorinës, pas informacioneve se një ngarkesë droge do të kalonte përmes kufirit pranë Kapshticës. Gjatë ndërhyrjes, policia ndaloi një shtetas shqiptar 50-vjeçar, i cili transportonte një çantë me 43 pako që përmbanin gjithsej 21.5 kilogramë heroinë. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa droga e sekuestruar do të përdoret si provë materiale në vijim të procedimeve ligjore. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar lidhjet e mundshme të këtij rasti me rrjete më të gjera trafiku ndërkombëtar droge.Ndërkohë, i arrestuari pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë