Policia e Vlorës ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike me doza të vogëla në qytetin bregdetar. Në pranga ka përfunduar një 28-vjeccar me inicialet V.X., banues në Vlorë. Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në lagjen “11 Janari”. Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 500 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e tij.